Dielli me kapëse të rrobave
Materialet dhe mjetet: Një letër ose një karton me ngjyrë të verdhë (ose të bardhë dhe e ngjyrosni me ngjyrë të verdhë) dhe kapëse të rrobave.
Zhvillimi i aktivitetit: Merreni një letër me ngjyrë të bardhë dhe ngjyroseni me ngjyrë të verdhë, ose nëse e keni të gatshëm mund të përdorni edhe karton, dhe rreth e rreth shkruani 36 shkronjat e alfabetit. Mandej merrni 36 kapëse të rrobave, shkruani shkronjat kapëset e rrobave, e më pas fëmijët ta marrin kapësen e rrobave që mbi të e ka të shkruar shkronjën A, p.sh., dhe ta vendosin mbi shkronjën A të shkruar në karton, e kështu me radhë për të gjitha shkronjat.
Përdorimi i kapëseve të rrobave i lejon fëmijët të kenë mundësi t’i përdorin dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre motorike dhe të njëjtën kohë t’i bashkojnë gjërat e njëjta sepse është pjesë e zhvillimit të tyre në këtë grupmoshë.