Parashuta e pranverës

Materialet dhe mjetet: Fletë e bardhë, gërshërë, disa fije shpageta, disa makarona në formë fluture, ngjitës, ngjyrues ushqimor, apo ngjyra që ju gjenden në shtëpi.

Zhvillimi i aktivitetit: Meqenëse ka ardhur pranvera, një nga lojërat e preferuara është ajo me balona. Fëmijët e adhurojnë krijimin e një balone të vërtetë, megjithatë, sot ata mund të përgatisin një në kushte shtëpie, për t’i eksploruar format si dhe mënyrën se si realizohet një balonë. Me fijet e shpagetave krijojmë një romb të cilin e ndajmë në katër pjesë si në figurë. Fëmija e bën ngjyrosjen sipas dëshirave të tij/saj. Më pas përdoret një fije peri në të cilën do të ngjiten makaronat në formë fluture. Ato i japin balonës një pamje të bukur, megjithatë, fëmija mund të përdorë edhe forma të tjera për ta zbukuruar balonën. Gjatë përgatitjes së balonës duhet të pyesni fëmijën për format të cilat po i përdorni, si dhe të nxitni numërimin e pjesëve të cilat i përdorni gjatë përgatitjes së balonës.

Në rast se ju gjenden në shtëpi pëlhurë të tekstilit dhe disa fije të holla të drurit, së bashku me fëmijën mund të përgatisni një balonë të vërtetë. Megjithatë, fëmija mund të përdorë edhe një qese të plastikës të lidhur me një fije peri të fortë për të imituar balonën. Ndërsa vrapon, qesja mbushet me ajër dhe fluturon lart.