Ta bëjmë globin nga topi
Materialet dhe mjetet: një top (i cilësdo madhësi), fletë, lapsa dhe ngjyra si dhe çfarëdo ngjitësi.
Filloni me fëmijën duke i treguar foto të botës nga “Google” dhe shpjegoni që bota ka formën e rrumbullakët e thoni: Eja të gjejmë se çka kemi të rrumbullakët në shtëpi. Zakonisht do të merrni përgjigjen: Topiiiii. Pastaj thoni: Eja zemër ta shndërrojmë topin në botë dhe të shohim aty ku gjendet vendi ynë.
Së bashku me fëmijën, të gjithë topin e mbulojmë me letër, duke përdorur ngjitës, dhe fëmija duhet të vizatojë vetë kontinentet në të duke e parë në foto dhe pastaj t’i ngjyrosë ato me ngjyrë të gjelbër dhe ujin me të kaltër. Pasi ta përfundojë, fëmija duhet të na tregojë se ku gjendet Kosova dhe sa e bukur është ajo.