Flamuri i vendit tim

Materialet dhe mjetet: letër me ngjyra, gërshërë, skica e flamurit, ngjitës, letra kuzhine me ngjyrë etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: Cili është flamuri i Kosovës? Si duket ai? Çfarë ka në mes të flamurit dhe çfarë kuptojmë me yjet në flamur? etj.

Vizatohet apo kopjohet flamuri i Kosovës në një letër me ngjyrë të kaltër (në mungesë të tij mund edhe të vizatohet në një letër të bardhë dhe më pas të ngjyroset me ngjyrë të kaltër). Merren letra të kuzhinës me ngjyrë të verdhë dhe të bardhë dhe grimcohen në copa të vogla të cilat fëmija i ndrydh me gishta duke formuar nga to toptha të vegjël. Në pjesën e hartës vendoset ngjitës dhe ngjiten topthat me ngjyrë të verdhë, duke e mbuluar gjithë sipërfaqen dhe po ashtu edhe yjet me toptha të bardhë letre. Gjatë vendosjes së topthave duhet pasur kujdes vijën kufizuese sa të jetë e mundur. Punimi i flamurit mund të bëhet edhe me materiale të tjera në mungesë të letrave të kuzhinës.