Floku magjik i borës
Ishte mëngjes dhe Tea e vogël ishte ulur pranë dritares dhe shikonte se si binte dëbora e bardhë, e cila kishte mbuluar gjithçka si një qilim i bardhë. Ndërkohë ajo u hodh nga gëzimi duke thënë: “Nëna, nëna, shiko një flok dëbore sa i madh dhe i bukur që është.” Nëna u afrua tek dritarja dhe i tha Teas: “Po, Tea ai është një flok magjik që bie për të marrë dëshirat e juaja për vitin e ri.”
Tea e shikoi nënën në sy dhe filloj të qante.
“Po unë nuk e thash dëshirën time për vitin e ri, e tani ku ta gjej flokun magjik të dëborës?” – tha Tea.
Gjyshja buzëqeshi. “Po ai është një flok magjik që ka rënë në oborrin tonë pikërisht për dëshirën tënde, Tea.” – shtoi gjyshja.
Nëna i’a fshiu lotin dhe të dyja së bashku filluan të vizatonin dëshirën e saj. Tea dëshironte një kukull të vogël që të luante me të. “Nënë, a më ndihmon të lutem të vizatoj një kukull të bukur se pastaj babadimri nuk e di se cfarë kukulle e dua unë?” – pyeti Tea. “Sigurisht që mund ta punojmë së bashku!” – i’a ktheu e ëma. Ato së bashku vizatuan një kukull të vogël të cilën Tea e ngjyrosi. E futën në një zarf dhe e vendosën pranë pemës që gjendej në oborr.
Në mëngjesin e vitit të ri, Tea gjeti dhuratën e saj. Ishte një kukull shumë e bukur me sy kafe si të sajat.
Ajo, falënderoi flokun magjik që i kishte plotësuar dëshirën.