Luajmë me tingull Rat A Tat
Materialet dhe mjetet: disa tepsi, gjëra për goditje si lugë druri, shishe e mbushur me oriz.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të krijojmë tinguj. Në një pjesë të caktuar të dhomës apo kuzhinës uleni fëmijën në dysheme. Vendosni disa tepsi rreth foshnjës dhe ofrojini diçka për të goditur. Lërini të eksplorojnë vetë rreth vetes për gjëra të tjera. Lëreni foshnjën të përplas gjësendet me duart e tyre dhe materialet e ndryshme për ta parë ndryshimin në tingull. Inkurajoni fëmijën për të provuar goditjen e tepsisë me shumë materiale të ndryshme, nga gjërat e forta deri tek materialet e buta. Pra, shumë tinguj të ndryshëm mund të bëhen me të njëjtën tepsi.