Hedh në shenjë
Materialet dhe mjetet: karton, ngjyra, topa.
Zhvillimi i aktivitetit: Realizoni këtë aktivitet për të nxitur aktivitetin fizik të fëmijës.
Nga një karton krijoni një dordolec duke hapur një apo disa vrima të cilat simbolizojnë pullat. Në qoftë se keni topa me ngjyra të ndryshme, atëherë shënjoni secilën vrimë me ngjyra sipas ngjyrave të topave që keni dhe kërkojini fëmijës ta hedhë topin te ngjyra/vrima përkatëse. Në qoftë se nuk keni topa, formoni të tillë me letër apo gazetë dhe thjeshtë kërkojini fëmijës të hedhë. Në qoftë se nuk keni topa, formoni të tillë me letër apo gazetë dhe thjeshtë kërkojini fëmijës të hedhë sa më shumë “topa” në vrima dhe nga distanca të ndryshme.