Rrobat e dimrit

Materialet dhe mjetet: dorëza, kapele.

Zhvillimi i aktivitetit: Organizoni këtë aktivitet për të inkurajuar lojën e lirë dhe forcimin e muskujve fine të  gishtave dhe duarve. Vendosni një litar në dhomë dhe kapëse të rrobave. Po ashtu merrni disa rrobe që përdoren gjatë dimrit p.sh, dorëza, kapele, shall dhe kërkoni fëmijës që të varë ato me kapëse në litarë.

Lejoni të lirë fëmijën që po ashtu të luaj më rrobe sipas dëshirës, të veshë ato apo të bëjë lojë sipas imagjinatës së tij/saj.