Rrathët në shkop
Materialet dhe mjetet: një shkop druri apo materiali tjetër, rruaza ose makarona.
Zhvillimi i aktivitetit: Ofrojini fëmijës disa makarona me vrimë në mes, ose rrathë të vegjël me ngjyra si dhe një shkop druri ose dy pipëza të vendosura mbi një copë plasteline nga brumi. Nxiteni fëmijën që t’i vendosë makaronat ose rrathët në shkop, duke i qëndruar afër dhe duke e ndihmuar herë pas here.