Flamuri im kuq e zi
Materialet dhe mjetet: letër e kuqe, ngjyrë e zezë, brushë apo sfungjer.
Zhvillimi i aktivitetit: Bisedoni me fëmijën tuaj për 28 Nëntorin, Festën e Flamurit kuq e zi, duke i treguar që është flamuri i gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë. Për nder të kësaj dite, ndihmojeni fëmijën që të punojë flamurin kuq e zi me ngjyra tempera. Merreni një letër të bardhë dhe kërkoni nga fëmija që ta ngjyrosë të tërën me ngjyrë të kuqe me brushë apo sfungjer. Pasi të thahet, lyeni të dy duart e fëmijës tuaj me ngjyrë të zezë dhe ndihmoni fëmijën që t’i shtypë në letër me gishtërinjtë e mëdhenj të kryqëzuar në formë që ta simbolizojë shqiponjën si në modelin në foto. Ju mund të dëgjoni po ashtu këngë për flamurin dhe pse jo edhe të këndoni dhe vallëzoni bashkë me fëmijën tuaj.