Pika e ujit
Materialet dhe mjetet: letër e bardhë, markerë, pipete ose lugë e vogël, ngjyrë e kaltër dhe ujë.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të përpiqeni të ndihmoni fëmijën tuaj të kuptoje se nga vjen uji. Fillimisht nxiteni fëmijën të mendojë se nga e marrim ujin, ose mund t’i bëni pyetje fëmijës tuaj, si p.sh.: A të pëlqen uji? Çfarë ngjyre ka? Çfarë shije ka? Ku e marrim ujin? etj.
Sot do t’ia lexoni fëmijës vjershën “Pika e ujit”. Ka shumë rëndësi që gjatë leximit ta nxitni fëmijën që të bëjë imitime së bashku me ju, sikur pi ujë, sikur largohet nga toka për në qiell, kur nxehet nga dielli etj.
Lexojani fëmijës tuaj këtë vjershë:
Pika e ujit
Përshëndetje o fëmijë, Mbush lumenjtë shpejt e shpejt,
Unë jam uji që ti e pi, Pastaj dielli me rreze të veta,
Sillem rrotull për çdoherë, Më bën avull dhe unë tretna.
Herë në tokë e herë në qiell. E kështu për çdo ditë
Herë nga retë në shi shndërrohem, Herë jam avull e herë pikë.
Herë-herë flluska bore bëhem. Ju pa mua nuk mund të rrini
Bie në tokë lehtë e lehtë, Sepse duhet të më pini.
Për ta bërë edhe më interesant aktivitetin, prindi mund të përgatisë një fletë të bardhë, në të cilën vizaton pikat e ujit me emocione (e hidhëruar, e gëzuar, e qeshur etj.). Pikat i bën pak të mëdha në mënyrë që kur prindi thotë “pika e gëzuar”, fëmija hedh një pikë ujë në të. Fillimisht prindi duhet ta demonstrojë lojën.