Fsheh familjen – loja me gishta
linku: Muzika dhe lëvizjet për këngën
Tregoni fëmijës tuaj se si t’i fshehë duart prapa shpinës (me duar grusht).
Mësojani fëmijës këtë këngë me lëvizjet përkatëse. (Fillimisht fshihni duart e bëra grusht prapa shpinës. Pastaj duke kënduar nxirrni duart dhe lëvizni gishtat përkatës me lëvizje sikur dy gishta nga të dyja duart po flasin njëri më tjetrin).
Ku është babi, ku është babi?
Ja ku jam (vendoseni dorën përpara dhe zgjatni gishtin e madh)
Ja ku jam (përsëritni me dorën tjetër)
Si je sot i dashur?
Mirë, faleminderit.
Mirupafshim (mblidhni gishtin e madh në grusht dhe fshiheni pas shpinës)
Mirupafshim (bëjeni të njëjtën me dorën tjetër)
Vazhdoni me gishtat tjerë
Ku është nëna? (gishti tregues)
Ku është vëllai? (gishti i mesit)
Ku është motra? (gishti i unazës)
Ku është bebi? (gishti i vogël)
Ku është familja? (të gjithë gishtat)