I njoh sytë e tu

A mund fëmija juaj t’i identifikojë anëtarët e tjerë të familjes duke parë vetëm sytë ose një tipar tjetër të fytyrës?

Materialet: gërshërë, fotografi të portretit të anëtarëve të familjes duke përfshirë edhe atë të fëmijës.

Prisni me gërshërë tiparet e fytyrës të secilit anëtar të familjes (sytë, hundën dhe gojën. Mund të përdorni fotografitë që keni shfrytëzuar për “pemën e familjes”).

Ngjitini të gjitha palët e syve në një karton, të gjitha hundët në një tjetër, dhe gojët në një tjetër.  Për secilën kartë, sfidoni fëmijën tuaj që ta identifikojë pronarin e tipareve të fytyrës. Për ta zgjatur këtë aktivitet, kërkoni nga fëmija të krijojë një person të ri duke  përzier tiparet e fytyrës së një anëtari me tiparet e fytyrës së një anëtari tjetër për të krijuar fytyrë të re.