Ushqimi i rregulltë për fëmijët në shkollë

Prindër të dashur,
Asnjëhere mos dërgoni fëmijët në shkollë pa ngrënë mëngjes dhe pa i dhënë ushqimin me vete. Për fëmijët që kthehen nga shkolla brenda 4 orëve është mëse e mjaftueshme të kenë në kutinë e tyre një frut si molla, bananja apo dardha. Për më shumë se 5 orë është mirë të merret me vete një sanduiç dhe frut.
Ushqim të shëndetshëm për fëmijë të shëndetshëm!
——
Kjo kampanjë është në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore” i cili mbështetet nga Unicef Kosovo Programme.

    Leave Your Comment

    Your email address will not be published.*