Zvarritemi/ecim nëpër qytet
Zhvillimi i aktivitetit: Në dysheme sot krijoni një udhëkryq ose rrugë të qytetit, apo një rreth [çkado që dëshironi]. Vendosni një ose dy shenja në të, për shembull shenjën STOP. Më pas zvarrituni ose ecni nëpër rrugët, udhëkryqin, rrethin që keni krijuar duke respektuar shenjën STOP. Bëjeni këtë vet së pari që ta shikojë fëmija juaj dhe pastaj bëjeni bashkë me fëmijën. Nxiteni fëmijën që të zvarritet dhe të ecë nëpër të gjithë rrugën.
Ju mund ta vendosni fëmijën tuaj në kuti kartoni apo arkë druri dhe ta shtyni. Nëse fëmija është i/e vogël, mund ta vendosni edhe mbi një batanije dhe ta tërhiqni. Ju mund të kërkoni nga fëmija që tashmë ecën, të shtyjë një kuti kartoni në të cilën do ta ketë vendosur vetë lodrën apo kukullën e vet.