Eksperiment shiu
Materialet dhe mjetet: gotë plastike, pambuk, kavanoz, gjilpërë, ujë
Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të mundohemi që të krijojmë “shi” në shtëpinë / banesën tonë. Marrim një gotë plastike dhe, me ndihmën e prindit / kujdestarit, hapim vrima me gjilpërë në të gjithë sipërfaqen e gotës plastike. Pasi të hapim vrimat, në gotë e fusim pambukun. Më pas gotën, bashkë me pambukun brenda saj, e fusim në kavanoz i cili është i zbrazët. Pastaj marrim një gotë ujë dhe e hedhim në gotën plastike me pambuk, e cila është e vendosur mbi kavanoz, dhe kështu uji nëpërmjet pambukut në formë shiu bie në kavanoz.
Ky eksperiment simbolizon reshjet e shiut. Shiu (uji) i cili bie nga retë (pambuku).