Uji dhe kulluesja
Materialet dhe mjetet: enë e madhe, ujë, lodra të imta me ngjyra të ndryshme, disa enë plastike (apo gota plastike) dhe kulluese.
Zhvillimi i aktivitetit: Edhe sot fëmija juaj do të argëtohet shumë duke luajtur me ujë. Ia jepni fëmijës një enë të madhe plastike që mundet të jetë edhe koritë dhe kërkoni nga fëmija që ta mbushë përgjysmë me ujë dhe pastaj t’i marrë lodrat e veta të imëta me ngjyra të ndryshme dhe t’i vendosë në ujë. Jepjani një kulluese apo lugën me zgavra qe e përdorni për fërgesa dhe kërkoni nga fëmijaqë t’i nxjerrë lodrat e imëta nga uji duke i klasifikuar sipas ngjyrave nëpër enë të ndryshme apo gota plastike që i keni shënuar me ngjyrë, p.sh, të kuqet në një enë plastike me ngjyrë të kuqe, të kaltrat në enën e kaltër etj., derisa t’i nxjerrë të gjitha. Gjatë kësaj kohe bëni pyetje, si: Cila ngjyrë është? Te cila enë duhet ta vendosësh? Po uji, ku po shkon? A po e mban kulluesja a po e lëshon? etj.
Fëmija mund ta përsërisë lojën disa herë derisa të mërzitet.