Vera në pikturën time

Gjithçka nga natyra që mund të lërë shenjë apo ngjyrë, mund të shërbejë si ngjyrë për pikturim, lëngu i kafesë, çajit, lëngu i frutave, perimeve, luleve, barit etj. Merret një pako kartoni në ndonjë dyqan të afërt për të përgatitur një këmbalec piktori. Në të kapet me ngjitës letre, fleta e punës.  Bisedohet me fëmijën se si duket natyra në verë. Merren letra për secilin nga një ( fëmija, prindi apo kujdestari/ja, fëmijë të tjerë) pa fjalë provohen gjërat që janë në dispozicion( p.sh., nëse është pirë çaj apo kafe, lëngu i tyre vendoset në një pjatë plastike apo në ndonjë kapak ku mund të qëndrojë lëngu, ndonjë frut p.sh., mjedra, ndonjë lule, bari etj., shtypet mbi fletë etj. Fëmija provon duke përdorur gjërat përreth. Ai/ajo heton se cila nga to lë ngjyrë.

Pasi të provohen se cila nga to lë ngjyrë i kërkohet që para se të fillojë të pikturojë të shikohet ambienti përreth  për një kohë të caktuar. Fëmija fillon të pikturojë sipas dëshirës së tij pa ndërhyrjen e prindit apo kujdestarit se çfarë të vizatojë, çfarë ngjyra të përdorë dhe si t’i përdorë ato. 

Aktiviteti zhvillohet në natyrë përveç nëse koha është me shi zhvillohet brenda.