Rruga me ndalesa

Një lojë e cila më së shumti nxit aktivitetin fizik e kemi zbukuruar me qëllimin që ka në fund.

Fillimisht e përgatisim një rrugë me ndalesa, qoftë jashtë shtëpisë apo brenda shtëpisë, të cilat duhet t’i kalojë fëmija për të arritur deri në fund. Kjo lojë merr më shumë kuptim kur luhet me prindin apo motrën dhe vëllain. Lëreni në fund një puzle apo kuti me Lego që duhet ta përfundojë fëmija në mënyrë që të kombinohet aktiviteti fizik me aktivitetin mendor.

Shihni sikur në foto.