Kujdesi në Diell

Aktiviteti i sotëm lidhet me kujdesin ndaj diellit në stinën e verës. Bashkëngjitur keni një fletë pune e cila mund t’ju ndihmojë që të diskutoni me fëmijën tuaj rreth kujdesit që duhet të kenë kur dalin në diell. Bashkë me fëmijën, meqë jemi në stinë vere, mund të dilni në ballkon ose në oborrin e shtëpisë dhe mund të improvizoni një vend për rrezitje dhe në të njëjtën kohë të praktikoni mjetet të cilat janë në fletën e punës. Nëse nuk keni mjedis mund të inkurajoni fëmijën të flasë për vizatimet e fletës së punës, të mundohet t’i vizatojë vetë në një fletë dhe ndërkohë të diskutoni rreth mbrojtjes nga dielli në ditë të nxehta. Ky aktivitet mund të jetë mjaft interesant për fëmijët.