Krijoj flluska

Në këtë aktivitet fëmija përdor shqisat për të hetuar botën fizike të gjërave që ndodhen në mjedisin rrethues të tij/saj. Kur uji përzihet me sapunin e lëngshëm ai/ajo heton përbërjen kimike, e nga e gjithë kjo fëmija argëtohet duke parë fluturimin e flluskave në erë dhe plasjen e tyre.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një enë, mbushet me ujë dhe në të hedhet detergjent i enëve. Merret një shkop lëngu i gjatë dhe futet në enën me ujë dhe detergjent. Mbajeni pjesën rrethore të shkopit afër buzëve dhe fryni butësisht.  Krijohen flluska të cilat mbushin hapësirën e enës. Nëse fryhen në ajër flluskat fluturojnë dhe më pas plasin. Mund të përdoret edhe ndonjë vegël në formë rrethore apo të përgatitet me ndonjë fije teli.

Ky aktivitet është më argëtues kur zhvillohet në ambient të hapur dhe në ditë me diell. Mund të përdoret një enë më e madhe me një gotë detergjent dhe 3.8 litra ujë. Po ashtu edhe mund të hedhen disa pika ngjyrë të ushqimeve për t’i bërë flluskat më interesante.