Uji që ecën

Kjo lojë zgjon shumë interesim për fëmijët. Për këtë lojë ju nevojiten:  3-4  gota  me ujë; 3-4 ngjyra të ujit; 3-4 peceta letre ose pambuku.

– Fëmijët i mbushin vetë gotat me ujë. Në secilën gotë hedhin nga një-dy pika të ngjyrave të ujit. Me një lugë të vogël i përziejnë lehtë. Më pas, skajet e pecetes së  letrës ose pambukut  i vendosin në  të dyja gotat që janë afër njëra-tjetrës, sikurse në foto.

– Fëmijët presin pak derisa pecetat e letrës të fillojnë ta thithin ujin me ngjyrë.

– Fëmija do të zbulojë vetë se çfarë ngjyre ka marrë secila pecetë e letrës.

– Në ndërkohë pyetini se çfarë po ndodh dhe çfarë ngjyrash po shohin.

– Sqarojuani atyre pse uji me ngjyrë po lëviz nga njëra gotë në gotën tjetër.

– Në fund mësoni së bashku këtë vjershë:

  E kuqe si molla ?

  E bardhë si bora ⛄

  E kaltër si deti ?

  E verdhë sikur dielli ☀️