Mësojmë të notojmë
Zhvillimi i aktivitetit: Koha e larjes mund të kthehet në një lojë argëtuese dhe stimuluese për fëmijët. Fëmijët zakonisht e duan shumë ujin, ata kanë ‘notuar’ për nëntë muaj në barkun e nënës e tani ju mund t’i prezantoni edhe me notin në vaskë apo në legen.
Lejojini të rrotullohen në të, të pluskojnë. Mbajini nga krahët duke i ndihmuar që të lëvizin në ujë me lehtësi.
Vendosja e disa lodrave në vaskë apo legen e bën edhe më argëtuese lojën. Një sfungjer që mund ta shtrydhë sa herë të dojë do ta stimulojë fëmijën.