Dua të shkoj në hënë

Materialet dhe mjetet: dy shishe plastike të zbrazëta, shirit ngjitës, një letër kartoni, letra me ngjyra (të verdhë dhe portokalli).

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën duke e pyetur: Si mund të shkohet në hënë? Si duket një astronaut? A mund të jetohet në hënë? (pyetje vetëm për të nxitur imagjinatën e fëmijës)

Merren dy shishe të zbrazëta dylitërshe të cilat shërbejnë si rezervuar për anijen kozmike. Shishet ngjiten së bashku me një shirit ngjitës mes vete. Në letrën e kartonit kapen shiritat ngjitës që do të shërbejnë si rripa që do t’i bartin shishet në shpinë. Gjithashtu, në disa kartonë letre mund të vizatohen dhe priten pajisjet e kontrollit të lëvizjeve si në modelin e dhënë. Pasi të ngjiten shishet në pakon e kartonit, merren letrat me ngjyrë të verdhë dhe portokalli për të punuar flakën e cila ngjitet në pjesët e ngushta të shisheve. Fëmija e vendos në shpinë dhe bën sikur po niset për të fluturuar.

Nxiteni fëmijën të tregojë se çfarë kishte në hënë, a ishte rrugë e gjatë, çfarë kishte parë gjatë fluturimit etj.