Shiritat me ngjyra
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju mjafton një objekt i përshtatshëm për trupin e fëmijës në të cilin do të mund t’i vendosni disa fije me ngjyra apo shirita me ngjyra. Hapni disa vrima në të dhe pasi t’i vendosni fijet, lidheni fundin e tyre nga të dyja anët. Jepjani objektin fëmijës dhe lejojeni të zbulojë se çka do të bëjë me fijet. Lëreni të provojë disa herë gjersa i tregoni se si mund t’i tërheqë fijet apo shiritat në të dy anët, si nga brenda objektit ashtu edhe nga jashtë.