Thesari në akull

Materialet dhe mjetet: Lodra të imëta apo monedha metalike, një enë me ujë dhe një pip lëngjesh.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një enë plastike (p.sh. tas kosi etj.), mbushet me ujë dhe në të vendosen lodra të imëta apo monedha metalike. Pasi të mbushet me ujë dhe lodra, ena mbyllet me kapak dhe futet në frigorifer dhe qëndron derisa të ngrinë e tëra.

Pasi të jetë ngrirë, largohet nga frigoriferi dhe për pak kohë qëndron në temperaturë të dhomës derisa të mund të nxirret nga ena dhe të vendoset në një enë tjetër të shtrirë (apo tepsi). Me pipin e lëngut fryjmë mbi akull me shumë kujdes për t’i marrë “sendet me vlerë nga thesari i gjetur”.