Tërhiq e mos e këput 😊

Zhvillimi i aktivitetit: Shikojeni figurën që është bashkëngjitur me aktivitetin dhe bëjeni një të tillë në shtëpi. Përshtateni me moshën  e fëmijës. Vendosni në të çfarëdo materiali  me ngjyra që  keni në shtëpi, të  ndarë në rripa të cilat i lidhni nyje në të dy fundet. Mbylleni kapakun fort dhe sfidojeni fëmijë që t’i tërheqë  fijet njëra pas tjetrës  deri sa t’i tërheqë të gjitha. Mos e ndihmoni…edhe nëse në fillim e tërheqë të gjithë kutinë me gjithë fije…..mund ta ndihmoni pakëz duke ja mbajtur kutinë nëse është i/e vogël……e nëse është pak më i/e rritur lejojeni të provojë ta gjejë vetë zgjidhjen.