Të ngjyrosim me flluska
Në verë na duhen aktivitete që na ndotin duart në mënyrë që fëmijët të kenë arsye të pastrohen me ujë më shpesh, andaj sot është aktiviteti i cili mund të realizohet në oborr apo në ballkonin e shtëpisë suaj, me shumë argëtim e buzëqeshje.
Në gota vendosim ngjyra tempero të ndryshme, vetëm disa pika, më pas shampon të enëve dhe ujë. Me ndihmën e një fyshti fryjnë fëmijët për të bërë sa më shumë flluska me ngjyra të ndryshme.
Fryni me fëmijët flluskat mbi letër të bardhë, apo mbi dyshemenë e oborrit/ ballkonit tuaj sikur në foto.