Të kujdesemi për veten
Materialet dhe mjetet: Letra dhe prerëse thonjsh
Zhvillimi i aktivitetit: Prerja e thonjve është pjesa më e mërzitshme për fëmijët pasi zakonisht qajnë, frikësohen dhe i ikin prerjes së thonjve. Ejani sot me këtë aktivitet të paraqesim tek ata që nuk ka asgjë të keqe në prerjen e thonjve dhe se është një procedurë e thjeshtë. Duke modeluar si në foto bëni një dorë nga letra apo kartoni dhe vendosni letër mbi të. Jepni fëmijëve tuaj prerësen e thonjve dhe tregoni që asgjë nuk është e rrezikshme te prerja e thonjve dhe lini ta provojnë vetë të presin letrën. Jepni hapësirë fëmijës të eksplorojë.