Puzzle/enigma

Materialet dhe mjetet: letër, gërshërë.

Zhvillimi i aktivitetit: Zgjidhni një punim që e ka bërë fëmija juaj. Mund të jetë një vizatim i veshjeve që e keni punuar një ditë më parë apo çfarëdo tjetër. Pyesni fëmijën nëse ju lejon që ta ktheni punimin e tij në një puzzle. Nëse fëmija nuk pajtohet, atëherë përdorni ndonjë fotografi tjetër nga ndonjë katalog apo vizatoni vetë diçka. Pastaj merrni atë vizatim/fotografi dhe ngjiteni në një letër të fortë apo karton (mund të përdorni kuti të zbrazëta të ushqimeve). Preni kartonin në disa pjesë, varësisht se çfarë moshe është fëmija (2-5 pjesë). Përzieni pjesët dhe inkurajojeni fëmijën që ta formoj vizatimin apo figurën duke i bashkuar pjesët.