Pikturë me qumësht

Materialet dhe mjetet: Një enë plastike e sheshtë, qumësht, ngjyra të ushqimit apo ngjyra të ujit, shampon enësh, pastruese veshësh.

Zhvillimi i aktivitetit: Në pjatën e sheshtë hedhet qumështi, duke mbuluar fundin e enës. Më pas hedhen disa pika të ngjyrave sipas dëshirës apo të atyre që janë në dispozicion (në mungesë të ngjyrave të ushqimit mund të hedhen ngjyra temper apo ngjyra të ujit të cilat pasi të lagen me ujë, merren me brushë dhe pikohen mbi qumësht). Pas pikimit me ngjyra merret një pastruese veshësh së pari duke e zhytur në një enë me shampon enësh dhe më pas duke i trazuar ngjyrat në enën me qumësht. Shihni se si ngjyrat rrotullohen rreth pastrueses e cila përmban shampon, shihni se si përhapen ngjyrat dhe përzihen në të gjithë enën duke krijuar një pikturë akuareli.