Simbolet e motit

Materialet dhe mjetet: Pambuk, pasta (shpageta, makarona), oriz, ngjitës dhe letër e bardhë

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën merrni një letër të bardhë, dhe fëmija zgjedhë se cilin simbol të motit do ta bëjmë. Për shembull, nëse zgjedhim të bëjmë retë me shi, e marrim pambukun dhe e ngjesim me ngjitës në formë të reve dhe më pas e ngjesim orizin poshtë reve dhe kështu do të duketshi me re, por nga pambuku dhe orizi. Nëse duam të bëjmë motin me diell, në letrën e bardhë e ngjesim me ngjitës dhe më pas i thyejmë shpagetat në copa të vogla ose i marrim makaronat dhe i vendosim mbi vendin ku e kemi bërë me ngjitës, në këtë mënyrë do të duket moti me diell, por nga pastat (shpagetat, makaronat). Kujtojmë simbolet e motit (dielli, dielli me re, retë me shi, retë me borë, erën, mot me re, etj.).

 

 

 

 

 

Fëmija imiton parashikuesen e motit në TV duke ju drejtuar antarëve të familjes së tij / saj. Kjo mendoj që është shumë për këtë moshë.