Gjimnastika ime

Mjetet dhe materialet: Kapak të shisheve, shkopinj të vegjël plastik (apo mund të përdoren edhe krande të holla), fleta të bardha A4.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën për rëndësinë e gjimnastikës për shëndet të mirë. Numëroni disa nga ushtrimet që i keni bërë më parë, dhe cilat lëvizje janë për ushtrimin e muskujve të krahëve, duarve, këmbëve, qafës, belit, etj.

Merrni shkopinjët dhe fletat e bardha. Mundohuni të paraqitni ndonjë ushtrim që fëmija e ka të njohur, psh. duart lart, ku fëmija vendos kapakun e shishes në vend të kokës, dhe më pas vendos shkopinjët për trup, krah dhe këmbë. Më pas, shihni edhe modelet e dhëna për të bërë më shumë modele të ushtrimeve.

 

 

 

 

 

Nxiteni fëmijën të bëjë edhe lëvizje të tjera, duke marr pozita tëndryshme.