Dosja ime

Materialet dhe mjetet: karton, gërshërë, laps, ngjyra dhe letra dekoruese

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se ku mund të ruhen punimet? Pse është mirë që t’i ruajmë punimet? Si kishe dashur t’i ruash? etj., pyetje këto që të arrihet tek ideja e një punimi të dosjes, ku fëmija do t’i ruaj me kujdes punimet e bëra. Si ke dëshirë ta punosh dosjen tënde? Me çfarë materiali? Si do ta zbukurosh nga jashtë? etj., për të dhënë idenë e tij / saj për punimin e kutisë së dosjes.

Merret një letër e trashë kartoni, dhe paloset sipas modelit. Në mes vendoset një letër A4, që të shërbejë si masë për letrat e formatit A4. Si kuti për dosje, mund të merren edhe kuti të ndryshme këpucësh, por që kanë madhësinë e duhur të fletës A4, apo edhe paketime tjera të ushqimeve. Kutia e dosjes zbukurohet sipas dëshirës së fëmijës.

Nxiteni fëmijën të jap ide edhe për kutinë e lapsave.