Njëshi jam unë

Materialet dhe mjetet: Fletë e bardhë, laps, ngjyra, kokrra fasule, misri e materiale që janë të disponueshme në shtëpi.

Zhvillimimi i aktivitetit: Lojë me kartela – Bëni numrin 1 një letër të bardhë për fëmijën. Kërkojuni të kaloj gishtin përsipër numrit 1. Merr disa kokrra fasule apo misri, kërkoni nga fëmija që të tregoj sasinë e numrit 1. Pastaj me ndonjë shkop druri, lejoni fëmijën të formojë numrin 1 .Shkopinjët do t’i japin kënaqësi fëmijes gjatë ndarjes së tyre.

Nxiteni fëmijën të jap shembuj që janë vetëm një, psh. vetëm një diell kemi, një hënë, një nënë, etj.

Sipas dëshirës, mund të mësohet poezia – NUMRI 1 / Njëshi jam / I hollë, i gjatë / Jam i tëri /  Elegant/ Më pëlqen / Në këmbë të rri / Të gjithë numrat / Unë i prij / Dhe pse jam i vogël fare / Mos harroni / Jam i pari.