Dita-nata në vjeshtë

Materialet dhe mjetet: fletë të bardhë, qese e zezë najlloni, keks i rrumbullakët, spageta, lëvore limoni, ngjitës

Ju sot bisedoni me fëmijën tuaj për ditën dhe natën, për të parë se sa ka njohuri fëmija juaj për këto fenomene natyrore. Pyeteni fëmijën tuaj se çka bëjmë ditën, e çka natën?, si duket dita, e si duket nata?, kur del dielli, e kur del hëna?, kur dalin yjet?, çfarë ngjyre kanë dielli, hëna dhe yjet?, etj. Gjatë bisedës, ju merreni fletën e bardhë dhe në pjesën më të madhe të letrës ngjiteni një qese të zezë najlloni (si në foto), dhe ofrojani fëmijës materialet e lartëcekura apo ndonjë tjetër material zëvendësues, që të jetë i përshtatshëm për paraqitjen e diellit, hënës dhe yjeve, si dhe kërkoni nga fëmija që t’i ngjesë në vendin e duhur ato. Pasi ta përfundojë fëmija punën, ju pyeteni se pse pjesa më e madhe është natë e më e vogël ditë, dhe pastaj informojeni që në vjeshtë dita shkurtohet, e nata zgjatet.

Ju mund ta luani me fëmijën tuaj edhe lojën dita-nata. Kur ju thoni dita- fëmija ngritet në këmbë, kur ju thoni nata- fëmija shtrihet dhe i mbyllë sytë. Loja përsëritet për aq sa fëmija ka disponim.