Shtëpiza e insekteve

Sa më shumë kohë në natyrë, aq më shumë mundësi për ta ndihmuar fëmijën në zhvillimin e gjithëmbarshëm të tij/saj. Natyra ofron dhe ndihmon atë që më së shumti fëmija e kërkon. Të vrapojë, të kërcejë të luajë e të dëfrehet, ta zhvillojë  imagjinatën, ta sfidojë veten, ta hetojë shkakun dhe pasojën, etj. E këtë fare lehtë mund ta bëjmë në natyrë apo në oborr.

Bisedoni me fëmijën: Cilat insekte i njeh? Ku jetojnë? Me çfarë ushqehen?  Po sikur insektet të të kërkonin tua ndërtoje një shtëpizë që të mbrohen nga shiu, si do ta ndërtoje? Po shtëpizën e milingonës si do ta bëje?  Je në natyrë dhe do ta ndërtosh me çfarë të ofron natyra.  

Bashkë me fëmijën lëvizni përreth ku ta shihni të përshtatshme që ta zhvilloni aktivitetin dhe lejoni që fëmija  të vendosë  vetë për vendin ku ta ndërtojë dhe materialin me çfarë ta ndërtojë.

Në fund pyeteni se si shkoi puna? Me çfarë materiali e ke ndërtuar? Si e ka emrin shtëpiza që e ke ndërtuar?, etj. Një përshkrim nga fëmija për gjërat që janë brenda dhe jashtë shtëpizës.