Shporta magjike
Zhvillimi i aktivitetit: Në një shportë, kuti, apo çfarëdo që keni në shtëpi [mjafton ta përshtatni me madhësinë e foshnjes suaj] vendosni disa nga lodrat e tij/saj dhe thurni pjesën e sipërme me fill ose spango apo fjongo. Afrojeni tek fëmija dhe kërkoni që t’jua japë një lodër. Lejojeni të afrohet vetë dhe të përpiqet që ta nxjerrë lodrën prej aty. Ju mund t’ia demonstroni një herë ngadalë se si mund të nxirret lodra e më pas ta lejoni që të provojë vet. Mos e ndihmoni. Edhe nëse mërzitet e qan pak, është në rregull. Lejojeni të qetësohet vetë e të provojë sërish. Kthejeni këtë sfidë të vogël në lojë hareje duke e nxitur dhe përgëzuar për përpjekjen dhe nxjerrjen e e lodrës prej aty.