Sheqerka për bredh    

Materialet dhe mjetet: një fletë me ngjyrë të gjelbër, ngjyra tempera, fjongo.
Zhvillimi i aktivitetit: Preni fletën e gjelbër A4 në katër pjesë dhe ia ofroni fëmijës të hapura njërën pranë tjetrës, të katërtat, ndërsa ngjyrat tempera, të kuqe dhe të bardhë, i vendosni në enë plastike të vogla. Vizatojeni modelin e sheqerkës në fletat e prera që pastaj fëmija ta përcjellë modelin gjatë shtypjes me gishta. Fëmija e prek me gishtin tregues ngjyrën e kuqe dhe pastaj e shtyp në fletën e prerë te vija ku e keni filluar sheqerkën, pastaj me gishtin e mesëm e prek ngjyrën e bardhë dhe e shtyp në fletë pranë ngjyrës së kuqe, dhe kështu të vazhdojë duke e përcjellë vizatimin e sheqerkës qe e keni bërë. Kur t’i përfundojë të katërtat dhe të thahen, kërkoni nga fëmija që t’i ngjitë nga dy nga ana e pangjyrosur në mënyrë që të përfitoni dy stoli për bredh. Lidhni fjongot mundësojani fëmijës që t’i varë në bredh.