Shalqiri 3 Dimensional
Ky aktivitet është shumë i dashur dhe atraktiv për fëmijët pasi që nga një fletë e rrafshtë do të mësohen të krijojnë një frut 3 dimensional.
Nëse keni fleta me ngjyrë, ju duhet fleta e gjelbërt dhe fleta e kuqe, por nëse nuk keni fleta me ngjyrë atëherë ju mjafton vetëm një fletë e bardhë.
Mbi këtë fletë vizatoni disa pjesë të shalqirit dhe fëmija le t’i ngjyros ato. Derisa fëmija ngjyros, bisedoni me të për shalqirin, për ngjyrën dhe shijen që e ka, ku rritet shalqiri dhe pse gjatë dimrit nuk kemi shalqi.
Pas ngjyrosjes, fëmija le ta presë shalqirin në formën që është vizatuar dhe paloseni së bashku në mes në mënyrë simetrike. Rezultatin do ta keni sikur në foto.