Shporta sensorike
Materialet dhe mjetet: një enë e thellë, oriz (misër, sheqer…), enë të kuzhinës dhe material riciklues.
Zhvillimi i aktivitetit: Në një enë të thellë apo ndonjë material tjetër që posedoni në shtëpi vendosni oriz (misër, sheqer, miell, etj.). Mblidhni disa gjëra që i keni në shtëpi, për shembull: ndonjë kuti të vogël kartoni, karton të vezëve, tuba të letrës se tualetit, lugë, gotë, etj. Këto vendosini tek ena me oriz. Ofroni mundësi fëmijës që të luajë dhe argëtohet sipas qejfit të tij. Kjo lojë me përfundim të hapur i ofron mundësi fëmijës që të përdorë imagjinatën e tij dhe të luajë sipas dëshirës pa pasur nevojë të varet nga ndihma apo përfshirja e të rriturve.