Sa janë të gjata gjërat?

Materialet dhe mjetet: lapsa, ngjyra, fletore, kapëse letrash etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si mund ta dimë nëse një send është më i gjatë se një send tjetër apo një send është më i shkurtër se një send tjetër? Me çfarë duhet ta matim që të dimë se është më i gjatë apo më i shkurtër se një send tjetër? Provoni të matni me hapa hapësirat më të mëdha. Pyeteni: a mund të matim me hapa edhe objektet e mëdha? Po tavolinën, me çfarë mund ta matim? (provoni ta matni me pëllëmbë).

Merren disa sendet, si p.sh. fletore, laps etj., dhe me lodrat lego maten për të parë se sa lego e gjatë është sendi që matet. Tek sendi i matur  mund të vendoset numri i pikëve për gjatësinë e sendit të matur. Pas matjes shikohen se sa pikë kanë sendet e matura dhe krahasohen se kush është më i gjatë dhe për sa lego është më i gjatë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në mungesë të lodrave lego mund të përdoren kapëse letrash apo edhe gjëra të tjera të vogla që janë në dispozicion.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.