Rrjeta e merimangës

Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e muskujve të mëdhenj, përqendrimin që të mos i prek me kokë apo shpinë  penjtë e tërhequr mbi shkopinjë.

Për këtë aktivitet nevojiten disa shkopinjë të cilët duhet të nguliten në tokë dhe penjë të trashë ose me ngjyra me qëllim që të vërehet më lehtë. Penjtë enden nëpër shkopinj ngjashëm me rrjetën e merimangës. Në tokë duhet të vendoset ndonjë tepison, apo fëmija të ketë të veshur veshje të gjata që të mos e dëmtoj lëkurën derisa zvarritet. Nëse e prek rrjetën e merimangës konsiderohet të ketë rënë në rrjetën e merimangës. Loja mund të përsëritet sipas dëshirës së fëmijës. Nëse në lojë merr pjesë edhe ndonjë fëmijë tjetër, kalojnë nëpër rrjetë nga dy-tri herë dhe pas kësaj shohin se kush shpëtoi nga merimanga dhe kush ra në rrjetën e saj.