Aktiviteti i teknikës së relaksimit

Sot në ditarë kemi një ushtrim relaksues i cili i argëton fëmijët, por edhe i mëson të kujdesen për emocionet e tyre. Fillimisht zgjedhni dy objekte të cilat mund t’i mbërthejë dora e fëmijës. Zakonisht preferohet të jenë të butë, por edhe mund të jenë gurë të rrumbullakët. Nga fëmija kërkohet të shtrihet dhe t’i vendosë dy gurët në duart e tij. Ajo/ai duhet t’i mbyllë sytë dhe i thuhet ta shtërngojë sa më shumë gurin në duar dhe të marrë sa më shumë frymë. Pra sa më shumë merr frymë aq më shumë i shtërngon gishtat e dorës. I tregohet fëmijës që ndërsa i shtërngon gishtat, thotë me mendje i largova  kujtimet e këqija. Guri duhet t’i marrë të gjitha kujtimet e këqija të fëmijës. Pastaj fëmija lëshon frymën dhe i çliron gishtat. Prindi ia bën me dije fëmijës se të gjitha kujtimet e këqija kanë hyrë në gurë. Fëmija e përsërit disa herë këtë ushtrim, dhe gurin që i ka marrë kujtimet e këqija e gjuan diku larg, për ta humbur. Disa fëmijë kanë shumë dëshirë që ta fusin në ndonjë gropë apo ta hedhin në lum nëse një i tillë ndodhet afër.