Rregullat në tavolinë

Sot do të gatuani së bashku me fëmijën. Jepini një përparëse, udhëzojeni t’i lajë duart dhe angazhojeni në përgatitjen  e  mëngjesit apo drekës.

Gjatë kësaj kohe, bisedoni me fëmijën për rregullat bazë në tavolinë. Tregoni ose ia lexoni [gjatë kohës që ushqimi përgatitet] një tregim për mënyrën se si shtrohet tavolina dhe se si duhet të sillemi në tavolinë  gjatë ngrënies së ushqimit.

Më pas, shtroni tavolinën bashkë me fëmijën. Lejojeni fëmijën që t’i vendosë pjatat, gotat, pecetat, lugën, pirunin, etj. në vendet e tyre.

Gjatë drekës, udhëzojeni për 3 gjërat që duhet t’i bëjë në tavolinë dhe 3 gjërat që nuk duhet t’i bëjë:

I lajmë duart para ushqimit

E përtypim ushqimin me gojë të mbyllur

Kur e përfundojmë ushqimin, e vendosim pjatën në lavaman

 

Nuk luajmë me ushqimin

Nuk flasim me gojën plot

Nuk lëvizim shumë në karrige

 

Ju mund ta shikoni edhe këtë video së bashku: