Roboti im

Materialet dhe mjetet: tuba kartoni, letër alumini, pulla, rruaza, letra me ngjyra, shpuese letre, gërshërë, ngjitës, pipa lëngjesh etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: çfarë është roboti? Si duken ata? Çfarë pune mund të kryejnë? Po ti, çfarë roboti do të dëshiroje të ndërtoje? Çfarë do të ndihmonte roboti yt? etj. Nxiteni fëmijën të flasë më shumë për idetë e tij/saj rreth robotit që do të dëshironte ta punonte për t’i ndihmuar njerëzit në punën e tyre.

Tubi i kartonit mbështillet me letër alumini (apo ngjyroset me ngjyrë hiri). Prindi apo kujdestari hap dy vrima paralele për të vendosur telin për të krijuar krahët e robotit. Një fletë me ngjyrë pritet në formë drejtkëndëshi dhe mund të përdoret një marker për ta vizatuar pamjen e jashtme të robotit. Për t’i dhënë pamjen e dëshiruar robotit mund të përdoren materiale të ndryshme sipas dëshirës së fëmijës. Pas punimit të robotit, fëmija vendos se si do ta emërtojë robotin e tij/saj dhe cilat punë do t’i bëjë ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas dëshirës, mund të punohen modele të ndryshme robotësh.