Retë e bardha në pranverë

Materialet dhe mjetet: Pambuk ose palloma banjoje, ngjitëse të tejdukshme dhe fleta.

Zhvillimi i aktivitetit: Kur flasim për pranverën, ne vazhdimisht flasim për diellin dhe rezet e diellit. Por qielli asnjëherë nuk rri pa retë në qiell. Filloni të flisni me fëmijët tuaj. Retë dhe dielli janë shok dhe shoqe mes vete, në pranverë kemi diell por edhe re. Eja bashkë t’i bëjmë retë në dritaren tonë. Një karton apo letër të madhe apo edhe gazetë e prisni në mes me forma të reve dhe në ato hapësira vendosni ngjitëse në mënyrë që pambuku apo pallomat të kapen në ngjitëse. Përcillni foton dhe modeloni si ide për të kryer aktivitetin e sotëm. Mbani një kohë këtë aktivitet në dritare sepse fëmijët i duan t’i kenë para syve punimet e tyre dhe kjo i bën ata shumë më të motivuar për të punuar punime të reja.