Qëllojmë në shenjë

Mblidhni topat që keni në shtëpi ose lodrat e vogla, por mund të bëni edhe disa topa me letra.

– Vendosni një kosh ose shportë  në fund të dhomës.

– Mund ta vendosni edhe një qese ose çfarëdo që keni në shtëpi e që e luan rolin e një shporte.

– Nga një largësi fëmijët i hedhin topat ose lodrat në shportë. Ata përpiqen disa herë deri sa t’i hedhin të gjitha.

– Vështirësojeni lojën duke e zvogëluar shportën ose duke përdorur topa më të mëdhenj.

– Ju mund të përdorni edhe jastëkë të vegjël.

– Jepini lojës pak karakter garues dhe do të shihni që ata do të përpiqen të fitojnë.

– Ju mund ta vendosni shportën më afër dhe fëmijët ta gjuajnë topin me këmbë për ta hedhur në të.

– Po ashtu ju mund të vendosni një gotë ose një tas plastik në tavolinë  dhe fëmijët  mund të hedhin në të kapakët e shisheve ose kopsat.

– Luajeni lojën bashkë, herë njëri e herë tjetri.

Loja, përveç argëtimit forcon muskujt, koordinimin, respektimin e

rregullave, rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.

[ngg src=”galleries” ids=”7″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]