Profesioni i babait tim

Materialet dhe mjetet: letër, laps, ngjyra apo edhe lodra si mjete të punës të profesionit që ka babai.

Aktiviteti: Sot koncentrohuni në bisedë me fëmijën për profesionin që ushtroni, qofshi mjek, mësues, dentist, sportist, kuzhinier, polic apo artist. Vazhdimisht nxiteni fëmijën për bisede rreth profesionit tuaj duke i bërë pyetje, si: Çka punon babi? Ku punon babi? Çfarë mjete përdor gjatë punës?, si dhe informojeni për gjërat që nuk i di fëmija. Pastaj improvizojeni një lojë bashkë me fëmijën tuaj duke ia mundësuar fëmijës që ta luajë rolin tuaj duke u bërë, p.sh.: ai mjeku e ju pacienti, apo ai mësuesi e ju nxënësi, apo cilindo profesion që mund ta keni, duke ia mundësuar që ta ketë të improvizuar edhe veshjen dhe mjetet e punës. Në rastin më të mirë, nëse ekziston mundësia, dërgojeni fëmijën te vendi juaj i punës për të parë se çka punoni dhe ku punoni.
Në fund të lojës mund të kërkoni nga fëmija që gjithashtu t’i vizatojë mjetet e punës së profesionit që keni, ashtu si di.