Pranvera në librin tim
Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, ngjitës, gërshërë, laps, ngjyra etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën. Dy letra me madhësi A4, njëra duhet të jetë e gjelbër e tjetra jo domosdosmërisht e kaltër. Letra e gjelbër paloset përgjysmë. Prindi apo kujdestari i bën prerjet sipas modelit të dhënë, varësisht sa prerje dëshirohen. Në fillim është mirë të priten dy apo tre shirita dhe pasi të praktikohet mund të shtohen prerjet dhe gjatësia e prerjeve. Shirita e prerë tërhiqen nga brenda dhe paloset letra me qëllim që të marrin formën e duhur që në momentin e hapjes së letrës shiritat të rrinë drejt në formë. Fëmija i vizaton lulet në fleta me ngjyra të ndryshme apo edhe në fletë të bardhë, duke i ngjyrosur lulet sipas dëshirës. Lulet priten dhe disa vendosen në shiritat e prerë e disa të tjera në të dy pjesët e letrës. Pasi të përfundohet puna tek fleta e gjelbër, me ngjitës ngjitet për fletën e kaltër.
Me ketë model mund të punohen edhe faqe të tjera dhe të ngjiten mes vete fletat e kaltra duke krijuar një libër.
Me këtë model mund të punohen edhe tema sipas dëshirës së fëmijës.